Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Atanda thyen rregulloren, gati gjoba e majme për nigerianin

Shkruar nga NEWSPORT
Atanda thyen rregulloren, gati gjoba e majme për nigerianin

Qendërmbrojtësi nigerian i Partizanit, Sodiq Atanda, ka thyer rregulloren e klubit të kuq dhe pritet të gjobitet për këtë gjë.

Ai ka folur për mediat sportive duke thënë se ka kërkuar largimin nga klubi pasi trajneri nuk e ka në plane dhe ai nuk ka ndërmend të pranojë stolin rezervë.

Sipas kontratave të firmosura nga çdo futbollist, nuk lejohet deklarimi në media kudër klubit për shkak të prishjes së imazhit, dhe për çdo shkelje e kësaj pike të rregullores ka penalitete financiare.

Mesa duket, Atanda jo vetëm që mund të mbetet në stol te Partizani në rast mos akordi për largim, por do t'i duhet të pagujë dhe një gjobë të konsiderueshme për shkak se është nxituar duke shfryrë nervat e uljes në stol nga trajneri në deklaratat e tij në media.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga