Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gjithçka e kryer, KUKËSI shuan shpresat e PARTIZANIT

Shkruar nga NEWSPORT
Gjithçka e kryer, KUKËSI shuan shpresat e PARTIZANIT

Tashmë mund të quhet gjithçka e kryer dhe Vasil Shkurtaj do të veshë fanelën e Kukësit në gjysmën e dytë të këtij sezoni futbollistik.

Kartoni i sulmuesit të Luftëtarit është blerë nga verilindorët dhe pas sfidës së fundit ndaj Partizanit, shtatlarti pritet të mbërrijë në kryeqytet për të mbyllur procedurat ligjore me klubin e Kukësit.

Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti Safet Gjici, i cili ka deklaruar se gjithçka është mbyllur me sukses dhe Shkurtaj është afrimi i radhës nga kuksianët. Në këtë mënyrë, verilindorët shuajnë shpresat e Partizanit për shërbimet e 26-vjeçarit, pasi edhe të kuqtë kishin shprehur hapur interesin për të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga