
Berat Gjimshiti duhet të ishte i pranishëm në seancën e djeshme stërvitore të Kombëtares të drejtuar nga trajneri Edi Reja, por shtatlarti nuk ka mundur të arrijë në kohë. Qendërmbrojtësi kuqezi ka humbur avionin dhe kësisoj s'ka qenë me pjesën tjetër të ekipit për përgatitjet e nevojshme për takimin ndaj Andorës.
Megjithatë një gjë e tillë duket s'e ka shqetësuar aspak trajnerin Edi Reja, i cili ka mirëkuptuar lojtarin e Atalantës. Një veprim ky nga italiani që i ka befasuar të gjithë. Jo shumë kohë më parë, për një situatë të ngjashme të Thomas Strakoshës, ish trajneri Christian Panuçi s'e pranoi as në grumbullim yllin e portës kuqezi për shkak se humbi avionin.
Poll