Rezultatin pozitiv të cilin e arriti Partizani mbrëmjen e djeshme ndaj Qarabag kërkon që ta përsërisë edhe Kukësi në transfertën hungareze të Debrecen. Nënkampionët e vendit zbresin sot në fushën e blertë, në kuadër të ndeshjes së vajtjes për raundin e parë kualifikues të UEFA Europa League.
Një 90 minutësh i një niveli vështirësie mjaft të lartë, por drejtuesit e Kukësit ia kanë mësuar “hilen” lojtarëve. Në mbledhjen e fundit të grupit, presidenti i klubit, Safet Gjici mësohet se i ka premtuar një premio të majme skuadrës në rast se arrinë të kalojë në raundin tjetër.
Shifrat nuk bëhen ende publike, por duket se xhepat e lojtarëve kanë nisur që të kenë “etje”. Detyra e vetme e djemve të drejtuar nga Ernest Gjoka është që të luajnë me zemër dhe me tru në fushë, pasi me pak fat vjen edhe rezultati dhe ajo që është më kryesorja për ta, lekët.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.