Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gjici te Elbasani, flet presidenti Kukësit: Ju tregoj si është e vërteta

Shkruar nga NEWSPORT
Gjici te Elbasani, flet presidenti Kukësit: Ju tregoj si është e

Në median e shkruar mëngjesin e sotëm janë parë shkrime që e lidhin presidentin e Kukësit me Elbasanin dhe një bashkëpunim të mundshëm të tij me ekipin verdheblu, ndoshta dhe president i tij. Por, numri një i klubit verilindor ka përgënjeshtruar gjithçka, duke treguar se në fokusin e tij është vetëm skuadra e Kukësit.

Në faqen zyrtare të klubit verilindor Safet Gjici ka deklaruar se përveç urimeve të sinqerta, asgjë nuk mund t'i japë ekipit të Elbasanit. “Kam lexuar dhe dëgjuar lajme që më lidhin mua me ekipin e Elbasanit dhe mundësisë për t’u bërë president i këtij klubi. Dua t’i them të gjithë kuksianëve dhe tifozerisë së klubit, por edhe të gjithë opinionit sportdashës se fokusi im është vetëm F.K. Kukësi. Zërat që më lidhin me një afrim të mundshëm me ekipin e Elbasanit janë të pavërteta".

"Unë jam duke investuar te F.K. Kukësi dhe do vazhdoj të jem në krye të këtij klubi për të arritur sa më shumë suksese. Për momentin jam me pushime dhe nuk e di se si mund të nxirren lajme të tilla të pavërteta, por e përsëris që jam i fokusuar vetëm te skuadra e F.K. Kukësit. Elbasanit i uroj suksese si një skuadër me traditë, por përveç urimeve të sinqerta nuk më lidh asgjë tjetër me këtë klub”, – shprehet presidenti Safet Gjici.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga