Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Gjesti i Martinit “çmend” Artan Hoxhën, gazetari e krahason shkodranin me “armiqtë”: As serbi s’e bëri kështu!

Shkruar nga NEWSPORT
Gjesti i Martinit “çmend” Artan Hoxhën, gazetari e
Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini dhe gazetari Artan Hoxha

Gjesti i Edi Martinit pas fitores së Vllaznisë me shifrat 1-0 përballë Dinamos, ka bërë bujë në rrjet dhe studio televizive. I radhës që ka dalë kundër shkodranit, është gazetari Artan Hoxha.

Ky i fundit, i ftuar në emisionin “Mega Sport” në A2 CNN, ka shpërthyer për gjestin e trajnerit të Vllaznisë, madje duke e bërë edhe në studio live. Ndër të tjera, Hoxha tha se as trajneri serb nuk u soll kështu kur Serbia luajti përballë Kombëtares shqiptare.

“Për gjestin... në transmetim publik, të televizionit publik, ku e ke parë? Mbaron ndeshja, edhe trajneri serb po të jetë atje... Ne Leskovc shkoi Sylvinho i dha dorën Stojkovicit. Erdhi Stojkovic këtu, i dha dorën trajnerit tjetër, që ne jemi armiq me atë. Trajneri i skuadrës së djepit të futbollit, skuadrës së Loro Boriçit, në stadiumin “Loro Boriçi”, ti shkon e bënë këtë gjest”, tha Artan Hoxha i revoltuar.

Poll

Lexo gjithashtu