“Pancerat” janë kualifikuar në çerekfinale pas fitores 3-0 kundër Sllovakisë. Sfidë teorikisht dhe praktikisht e lehtë për të besuarit e Lëv, të cilët tashmë do të bëjnë më të mirën për të kaluar në finale.
Por, kush do të jetë kundërshtari i gjermanëve në fazën pasardhëse? Ende jemi dilematikë se me kë do të ndeshjen “pancerat”, të cilët do të kenë përballë fituesen në fuqi ë Europianit, Francën, ose “axurrët”. Pra, Gjermania do të luajë një finale të parakohshme në fazën e 1/4-tave, pasi fituesi i çiftit Spanjë – Itali do të jetë kundër tyre.