
Ndeshjet e raundit të tretë të NBA dhuruar spektakël të jashtëzakonshëm dhe me shumë surpriza. Los Angeles Laker u mposht nga Sacramento Kings me rezultatin e ngushtë 127-132. Një ndeshje që filloi më mirë për Sacramenton, por dyshja Davis-LeBron James barazuan rezultatin në fundin e sfidës duke e dërguar në shtesë.
Minutat e fundit u dominuan nga Sacramento me lojtarin kryesor Aaron De Fox i cili shënoi 37 pikë.
Në krahun tjetër Golden State triumfoi 106-95 me Houston Rockets, ndërsa Philadelphia 76ers nuk e kishin aspak të vështirë në fitoren 126-8 që morën përballë Trail Blazers.
Në ndeshjet e tjera Milwuakee Buck u mposht në shtëpi nga Atlanta Hawks me rezultatin 127-110. Giannis Antetokoumpo arriti të shënonte 26 pikë dhe 11 topa në tabelë, por Bucks nuk dhuroi një paraqitje të mirë. Kurse Los Angeles Clippers triumfoi pa probleme 123-83 përballë San Antonio Spurs.