
Në përfundim të ndeshjes, trajneri i Shqipërisë Giani De Biasi në deklaratën pas humbjes ka analizuar atë çfarë ka ndodhur në fushë.
“Nuk dua të sulmoj gjyqtarin, pasi e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. U ndëshkuam në momentin e parë pas penalltisë që ndryshoi fatin e lojës. Nuk e kam ndryshuar skemën sepse Kukeli bëri një ndeshje fantastike, ashtu si në ndeshjen me Zvicrën kur mbetëm me 10 futbollistë. Më pas, pas kartonit të dytë të kuq dhe golit të dytë, u mundova të fusja një sulmues për të rihapur ndeshjen por episodet na ndëshkuan sërish. Skuadra më pëlqeu më shumë me 10 lojtarë se me 11. Patëm një episod shumë të mirë me Llullakun por fati nuk ishte me ne. Ishte një ndeshje që e përcaktuan episodet. Përballë Izraelit me 10 lojtarë ishte e vështirë. Ju e njihni këtë skuadër por unë e njoh më mirë. Zhvilluam një lojë të dobët dhe duhet të kishim bërë ndryshe pasi kishim një skuadër teknikisht të fortë”, ka deklaruar De Biasi.