Gëzojnë te PSG-ja, NEYMAR rikthehet në qendrën stërvitore të skuadrës
Shkruar nga NEWSPORT
Pas një muaji e gjysmë që Neymar qëndrimi në brazil, pasi ishte i dëmtuar, tashmë është kthyer në Francë. Në një postim në rrjetet sociale PSG-ja ka postuar një foto të brazilianit duke dhënë kështu edhe lajmin e madh për tifozët.
Gjithashtu klubi parizienë bën me dije se tashmë Neymar do të nisë edhe fazën e rikuperimit të tij, teksa situata është mjaft premtuese. Pas operacionit, më 10 mars, PSG tregoi se koha e rikuperimit do të ishte tre deri në katër muaj, kështu që Neymar duhet të jetë në gjendje të stërvitet midis qershorit dhe korrikut.