Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

Gerhard, po portierin kur do ta bësh?!

Shkruar nga NEWSPORT
Gerhard, po portierin kur do ta bësh?!

U afrua te Partizani në këtë merkato vere me synimin për të qenë titullar i padiskutueshëm në krahun e djathtë të mesfushës. Gerhard Progni, futbollisti tropojan që për shumë vite ka kontribuar në Superiore, tashmë po ndeshet me çuditë e klubit në të cilin ai u formua si futbollist.

Cilësitë e tij janë të padiskutueshme dhe këtë e tregojnë edhe dy titujt kampionët të fituar me Skënderbeun. 31-vjeçari ka një eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar pasi ka luajtur me Dinamon, Flamurtarin, Besën, Kukësin, Skënderbeun, Teutën e së fundmi siç e ka thënë dhe ai vetë, me skuadrën e zemrës Partizanin.

Por kurrsesi edhe Gerhardi vetë nuk do ta ketë menduar se në këtë sezon do të duhet të bëjë çdo rol të mundshëm për 15-herë kampionët e Shqipërisë. E nisi edicionin me Partizanin aty në pozicionin e tij, si mesfushor i djathtë me në krye trajnerin Mark Iuliano. Sa hap e mbyll sytë e gjeti veten si mbrojtës i djathtë për shkak të dëmtimit të Arbnor Fejzullahit. Trajneri italian eksperimentoi dhe këtë herë e thënë shqiptarçe "i doli për hajër".

Megjithatë 100 përqindësishin e tij nuk mund ta tregonte në këtë pozicion. Dukej qartë që kishte vështirësi. Tashmë Iualiano u largua dhe në ekip u afrua Starova, trajneri i cili e afroi në merkaton e verës Prognin. Së fundmi flitet se "Bobi" do ta vendosë 31-vjeçarin në majën e sulmit në ndeshjen ndaj Laçit, i detyruar nga mungesat e Sukajt dhe Çanit.

A do të arrijë të shënojë ose jo, pak rëndësi ka. "Ushtari" Gerhard është gati për të kontribuar për Partizanin sa në i cep të fushës, në tjetrin. Megjithatë sezoni është i gjatë dhe ndoshta ndonjë surprizë e radhës është rezervuar për tropojanin, lojtarin "xhol" të të kuqve. Tashmë vetëm katërkëndshi i Alban Hoxhës të ka mbetur pa provuar Gerhard... Po portierin kur do ta bësh?! /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga