Gerd Haxhiu, trajneri i Partizanit U-21, është i ftuar në emisionin "Rubrika Sportive" në RTSH. Ndër të tjera, trajneri i Partizanit U-21 foli për hetimin disiplinor të hapur nga Komisioni i Disiplinës. Ai nuk e tha në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por nënkuptoi se mund të ketë një vendim drastik për bardheblutë.
"Unë kam dëgjuar shumë diskutime. Disiplina vijon të jetë ende në lojë. Unë nuk dua ta besoj dhe nuk do të kishte kuptim. Unë dua Tiranën vitin tjetër në Superligë", u shpreh Gerti Haxhiu.
Poll