Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Gega më kërkoi në staf sezonin e kaluar”, Ledio Pano tregon prapaskenat: Nuk e përballoja dot, Partizani sivjet është aty ku e meriton

Shkruar nga NEWSPORT
“Gega më kërkoi në staf sezonin e kaluar”, Ledio Pano

Ledio Pano në një intervistë për “Fan Zone” tregon se ka refuzuar të bashkohet me Partizanin në rolin drejtues. Në të kaluarën e tij, djali i legjendës Panajot Pano ka luajtur për të kuqtë ashtu si i ati i tij, ndërsa për 10 vite ka luajtur edhe në Greqi.

“Ne si sportista e kemi të ëvshtirë të qendrojnë në shtëpi. Jemi mësuar në fushë duke stërvitur lojtarë të rinj dhe ky virus nga i ka hequr mundësinë. Më keqja ka kaluar e shpresojmë të kthehemi në fushë”.

Sezoni i Partizanit? “Doja që të ishim kampion edhe këtë vit. Ndryshimet e shumta që ndodhën nuk dhanë atë që prisnimin dhe me të drejt janë aty ku e meritojnë”.

“Kam luajtur për 10 vite në Greqi dhe ndeshja ndaj Dinamos në vitet 2000 ishte ndeshja e parë pas rikthimit. Emocionet ishin të mëdha pasi luaja për klubin ku u rrita. Gabimet e atëherëshëm që presidenti Xhani bënte që ne mos të fitonim asnjë titull kampion. Ato gabime e kanë ndjekur gjithmonë Partizanin dhe jo në fushë, por te drejtuesit”.

Trajner Superlige? “Ofertën e kisha vjet me Gegën për të qenë në staf, por nuk e pranova nga emocionet e shumta pasi mund të ishin për keq. Rruga jonë drejt asaj pasi ne që merremi me trajning, por mua më pëlqen të punojë me fëmijet. Nuk e përjashtoj mundësinë që një ditë të drejtoj edhe klubin e parë. Gjërat do të ndryshojë me stadiumin e ri.

Unë kisha një peshë të madhe pasi emri i babait më ndiqte gjithmonë. Unë jam i kënaqur për atë që kam bërë në fushë e lojës. Të gjithë prisnin të shikon një Pano të dytë, por ai ishte i parritshëm dhe unë nuk mund të zëvendësoja babain tim. Nëse kujton për një goditje apo një pasim tregon që edhe unë kam lënë gjurmë në futbollin shqiptar”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga