
Partizani barazoi dje 0-0 me Laçin, rezultat i cili i nxjerr të kuqtë jashtë objektivit për titullin kampion. Reagimet pas ndeshjes ishin të shumta, si nga lojtarët, ashtu edhe nga gazetarët e ndryshëm të cilët nisin të ironizon situatën në të cilën ishtë përfshirë tashmë klubi i Partizanit. I tillë ishte edhe reagimi i gazetarit të News 24, Bledian Kokës, i cili përmes një batute në llogarinë e tij në facebook ironizon 15-herë kampionët e Shqipërisë, që edhe këtë sezon praktikisht janë jashtë objektivisht.
"Djali: O ba, o ba ca do me thënë të fitosh kampionatin në Shqipëri?
Babai: Se di bir, se ne jemi me Partizanin.
PS: Vendi i 3-të, ose siç njihet ndryshe vendi i humbësave", shkruan Koka në facebook-un e tij, ku sigurisht ngjalli reagime të shumta nga tifozët e Tiranës, por edhe ata të Partizanit.
Kujtojmë që matematika e mban në lojë ende Partizanin, pasi gjendet në vendin e tretë 2 pikë larg Kukësit kryesues. Megjithatë do të jetë mjaft e vështirë, pasi kalendari për verilindorët është favorizues.
[gallery columns="1" size="full" ids="109298"]