
Napoli u rikthye tek titulli kampion pas 33-vjetësh nën drejtimin e Luciano Spallettit. Por menjëherë pas këtij triumfi rrugët mes palëve janë ndarë. Tashmë De Laurentis po i hedh sytë për të gjetur zëvëndësuësin e teknikut italian.
Ditën e sotme mediat italiane raportojnë se ata po mendojnë rikthimin në shtëpi të teknikut spanjoll. Raffael Benitez pritet të marrë drejtimin e skuadrës italiane për sezonin e ardhshëm. Kujtojmë që Benitez e njeh mirë Napolin pasi e ka drejtuar edhe më parë.
63-vjeçari ka drejtuar napoletanët për 2 vite duke bërë në total 112 ndeshje me një mesatare pikësh 1.87. Benitez tashmë është pa skuadër edhe për De Laurentis do të ishte një mundësi e mirë për rikthimin e tij në shtëpi.