Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Gati goditja në repartin e sulmit, Milani në "gjurmët" e ish-it të Bayernit

Shkruar nga NEWSPORT

Reparti ofensiv i Milanit është në një nivel të kënaqshëm deri më tani, pasi përbëhet nga lojtarë me cilësi të shkëlqyera si, Leao, Okafor, Pulisic apo Chukuweze. Por ajo për ç’ka po “vuan” Milani është një numër 9.

Giroud pavarësisht se në disa raste shfaqet protagonist, mosha e tij nuk premton. Për 37-vjeçarin francez pritet të jetë sezoni i fundit në “San Siro”. Në krahun tjetër përsa i përket Luka Jovic, serbi shihet si zëvendësues te Milani.

Në këto rrethana, kuqezinjtë janë hedhur në sulm për një tjetër sulmues qendre. Milani ka “piketuar” ish-sulmuesin e Bayern Munich, Joshua Zirkzee. Ky i fundit është mjaft i njohur me kampionatin italian, pasi momentalisht aktivizohet me ekipin e Bolognas.

Gjithashtu hollandezi po kalon një moment mjaft të mirë, ku deri më tani ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar në dy të tillë. Ky transferim do të ishte një “goditje” për Milanin, me këta të fundit që pritet të shpenzojnë deri në 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e një sulmuesi me potencial dhe që është vetëm 22-vjeçar.

[caption id="attachment_720360" align="alignnone" width="624"]Joshua Zirkzee Joshua Zirkzee[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga