
Gjermania tashmë është jashtë Botëtorit falë humbjes në ndeshjen e fundit në grup përballë Koresë së Jugut me rezultatin 2-0. Kjo ka shkaktuar mjaft reagime të menjëhershme, duke detyruar të "ndërrojë" mendje edhe ish-futbollisti i famshëm anglez Gary Lineker.
Lineker është bërë më shumë i famshëm me shprehjen e tij se "Futbolli është një lojë e thjeshtë me 22 veta që ndjekin topin për 90 minuta, e që në fund fitojnë gjermanët". Por tashmë ish-sulmuesi ka ndryshuar citatin e tij.
Në një postim në "Twitter" pak minuta më parë britaniku ka shkruar: "Futbolli është një lojë e thjeshtë. 22 burra ndjekin topin për 90 minuta dhe në fund jo më gjithmonë fitojnë gjermanët. Versioni i kaluar i përket tashmë historisë".
[gallery columns="1" size="full" ids="251375"]