
Inter synon Gabigol. Gabriel Barbosa, 19 vjeç është sulmuesi brazilian Santos. Gabigol menaxhohet nga Wagner Ribeiro (të njëjtën menaxher i Neymar). Kontaktet mes Inter dhe Santos janë intensifikuar në orët e fundit dhe duan të kryhen në mënyrë të përshpejtuar për të pasur lojtarin në grupin e tyre, në mënyrë që të mos shkojë te Juventus.
Gabigol është ekstra komunitar dhe për të ka vend te Interi, pasi është larguar Gabriel Jesus, i cili ka destinacion Premier Leaguen. Santos për Gabigol kërkon rreth 25 milionë euro. Por, kur në garë është Juve, mund të hapet ankand. Inter është duke u përpjekur për të bllokuar lojtarin duke rritur pagesën në 30 milionë.
Poll