Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Futbollisti i Vllaznisë parashikon derbin dhe fatin e bardhebluve: Në Shkodër vendoset për mbijetesën e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Futbollisti i Vllaznisë parashikon derbin dhe fatin e bardhebluve: Në

Sezonin e kaluar ishte pjesë e Partizanit, ndërsa në këtë edicion luan për fanelën shkodrane. Ditmar Bicaj, i kontaktuar nga newsport.al ka folur si një ish i kësaj supersfide, ethet e së cilës tashmë kanë përfshirë kryeqytetin. Shtatlarti lezhjan parashikoi se përballja e Tiranës me Partizanin do të përfundojë në barazim. Bicaj jep dha edhe arsyet teksa deklaroi: "Mendoj se kjo ndeshje do të përfundojë në barazim. Presioni do të jetë mbi Partizanin sepse luan për titull, kështu që mendoj se Tirana mund të përfitojë nga kjo gjë. Bardheblutë tashmë luajnë për mbijetesë dhe besoj se do luftohet deri në javën e fundit. Kam përshtypjen që do të jetë ndeshja Vllaznia - Tirana vendimtare për fatin e sezonit të Tiranës. Megjithatë dua të them se 13 javë pa fitore janë shumë dhe ka diçka serioze që nuk shkon brenda në klub", tha ai.

Duke qenë se luan në Superiore dhe njohës i mirë i lojtarëve të ekipeve të kryeqytetit, Bicaj u pyet se cilët nga futbollistët do të ishte vendimtar në derbin e së premtes. 28-vjeçari deklaroi: "Mendoj se do të jetë një ndeshje e luftuar nga të gjithë lojtarët. Por, vendimtarë shikoj Trashin për Partizanin dhe Takun për Tiranën", përfundoi për newsport.al Ditmar Bicaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga