Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Hodhi pushkën dhe iku me vrap, arrestohet futbollisti 22-vjeçar në Vlorë

Shkruar nga NEWSPORT

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi lëvizte me armë me vete.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Rinild Maraj, 22 vjeç, që është gjithashtu futbollist dhe sezonin e kaluar ishte pjesë e Butrintit në Kategorinë e dytë, ndërsa ka luajtur edhe për Selenicës dhe si lojtar është formuar te Flamurtari,

22-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka fshehur armën dhe është larguar me shpejtësi, por është kapur falë reagimit në kohë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Vihet në pranga një 22-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë.

Shërbimet e Komisariatit Vlorë dhe ato të Stacionit Policor Selenicë, në bashkëpunim me forcën e posaçme "Shqiponjat", në bazë të informacioneve të marra në rruge operative se në fshatin Kotë, Selenicë, një shtetas po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle në territorin e këtij fshati, ku kanë konstatuar shtetasin R. M., 22 vjeç, i cili po lëvizte me armë zjarri me vete.

22-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka fshehur armën dhe është larguar me shpejtësi, por është kapur falë reagimit në kohë e me profesionalizëm nga shërbimet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë.

Strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e qëllimit që kishte personi që qarkullonte me armë zjarri me vete.

Rinild Maraj në rreth kur ishte pjesë e skuadrës së Selenicës në Kategorinë e 3-të.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga