Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Futbollistët e Kombëtares, TIRANA “piketon” 2 emra dhe një rikthim

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana ka mbyllur përgatitjet intensive në Turqi, për të vijuar me trajnimet në kryeqytet. Bardheblutë luajnë me Duddelange në turin e parë të Champions League, me klubin kampion të Shqipërisë që po punon në merkato.

Largimi i kapitenit Hoxhallari te UTA Arad në Rumani ka lënë një “gropë” të madhe në qendrën e mbrojtjes. Për këtë te Tirana po mendojnë për një rikthim të Davide Domgjonit, ish-lojtarit bardheblu që ka luajtur edhe me Laçin, Menemenspor, Luzern dhe Termalice.

Tanimë pjesë e përfaqësueses së Kosovës, 25 vjeçari nga Prizreni është pa kontratë pas mbylljes së aventurës në Poloni.

Tjetër dëshirë duket se është edhe Emanuele Ndoj, mesfushori i Kombëtares shqiptare. 25 vjeçari mbylli kontratën me Brescian në Serie B, teksa sezonin e fundit luajti në huazim te Cosenza.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga