Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT

Futbolli shqiptar është në zi. Lajmi për vdekjen e Bashkim Tirana ka tronditur futbollin shqiptar.

Pas një sëmundjeje të rëndë, ish-futbollisti i Elbasanit, Dinamos dhe i kombëtares shqiptare U-21 ka ndërruar jetë në Milano të Italisë. Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë të të ndjerit, ndërsa mes rreshtat tregojnë për karrierën e tij mjaft të suksesshme.

“Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë në qytetin e Milanos, Itali, ish futbollisti i talentuar i Elbasanit, Dinamos, dhe i kombëtares Shpresa të Shqipërisë, Bashkim Tirana.

Kolegët dhe sportdashësit, e mbajnë mënd si një mesfushor sulmues puntor, teknik, që sakrifikonte shumë për ekipin ku luante. Ishte një talent i zbuluar, nga grupi i fëmijve dhe i të rrinjve që përgatiste në atë kohë, Mjeshtëri i Sportit Shefqet Lamçia, dhe që e ofruan në ekipin ''Labinoti'' përfaqësues të qytetit të asaj kohe, në mezin e viteve gjashtëdhjetë.

Bashkim Tirana mbahet mënd në evenimentin e inagurimit të stadiumit të ri në qendër të Elbasanit, me një gol spektakolar të realizuar ndaj ekipit Flamurtari të Vlorës. Më pas kaloi tek skuadra kryeqytetase ''Dinamo'', ku luajti në mesfushë përkrah emrave të mëdhenj të futbollit të asaj kohe, si Iliaz Çeço, Faruk Sejdini, Ilir Përnaska e plot të tjerë, që lanë gjurmë dhe mbetën emblema në jetën sportive të atyre viteve.

Bashkim Tirana është grumbulluar edhe disa herë më ekipin ''Shpresa'' të kombëtares sonë. Ka zhvilluar disa ndeshje ndërkombëtare jashtë vendit, me ekipet ku luante, si në Kinë, Rumani, Bullgari, Maqedoni... në vitet shtatëdhjetë.

Me elbasanin ka luajtur me një brez tê talentuar futbollistësh si N.Hysi, E.Ibërshimi, A.Sejdini, K.Dalipi, vëllezërit Gjika, F. Jorgaqi, S. Mitrollari, Gj.Babani, Gogunja dhe N.Duçka...

Prej shumë vitesh jetonte larg atdheut, por pasioni për futbollin deri në moshë të thyer, e bëri që të drejtonte ekipe fëmijësh, kryesisht italianë dhe emigrantë, për gati dy dekada. Ndjehej i vlerësuar dhe i nderuar në komunën ku jetonte, si edhe ngashtypi sportiv i regjionit të atij vendi.

Mbeti gjithmonë një prind shëmbullor dhe një njeri fjalëpak e i dashur për të gjithë, jo vetëm për elbasanasit”, thuhet në postimin e Aleko Likaj.

[caption id="attachment_731104" align="alignnone" width="646"]Bashkim Tirana Bashkim Tirana[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga