
Për shkak të situatës që ndodhet Shqipëria pas tërmeteve të fuqishme të ndodhura mëngjesin e sotëm, Federata shqiptare e futbollit ka vendosur që të shtyjë ndeshjet e kësaj jave në të gjtha kategoritë. Në të tillë momente futbolli është në planë të dytë dhe FSHF-ja ka dal me një njoftim zyrtar.
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin publik, klubet, tifozët, se për shkak të gjëndjes së jashtëzakonshme që është krijuar pas tërmetit që ka goditur vendin tonë ditën e sotme, i gjithë aktiviteti futbollistik për këtë javë është ndërprerë.
Sytë dhe zemrat tona janë pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe solidarizohemi me të lënduarit nga kjo ditë e vështirë.
Sektori Garave në FSHF do të njoftojë në ditët në vazhdim datat e reja për këtë javë të spostuar.