Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E rrrallë/ 20 vjet miq në fushë, sot kundërshtarë për titullin kampion jashtë fushe

Shkruar nga NEWSPORT

Bledar Devolli dhe Julian Ahmataj janë miq prej 20 vitesh. Kanë luajtur përkrah njëri tjetrit në shumë skuadra, kanë ndarë miqësinë e tyre prej vitesh dhe vijojnë sërish të jenë shok të ngushtë. Prej dy vitesh hoqën dorë nga futbolli i luajtur por nuk u larguan prej tij. Morën shumë shpejt liçensën e trajnerit, morën eksperiencat e para si drejtues apo ndihmës drejtues për të nisur tani një sezon të ri prej fillimit me ambicie të mëdha.

Për herë të parë do të jenë kundërshtarë jashtë fushe. Në lojë e kanë provuar të luajnë përballë njëri-tjetrit por në pankinë do të jetë ndryshe. Bledar Devolli ka marrë këtë verë drejtimin e Kamzës për ta rikthyer atë në Superiore. Pak ditë më parë Julian Ahmataj ka marrë drejtimin e Bylisit me të njëjtin objektiv. Kamza e Devollit luan në Grupin e Veriut ndërsa Bylisi i Ahmataj në Grupin e Jugut. Gjasat janë që dy miqtë të takohen si kundërshtarë në finalen e madhe, duke qenë se janë pretendentët kryesorë për tu ngjitur në Kategorinë Superiore vitin e ardhshëm.

14329073_1132822743421219_826185400_n

Xhafa, Devolli, Ahmataj dhe Sakaj kur luanin te Flamurtari

14371823_1132822726754554_295805392_n

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga