
Masato Fukui mund të rikthehet në kryeqytet. Këtë herë jo me Tiranën, por me Partizanin. Të kuqtë po vëzhgojnë situatën e sulmuesit japonez, i cili nuk ka gjetur shumë hapësira gjatë ndeshjeve të fundit në kampionat te Skënderbeu. Agostineli e uli në stol, ndërsa Fukui mund të jepet huazim. Mund të duket e çuditshme që korçarët do t'ia bëjnë një "dhuratë" të tillë rivalëve për titull dhe thjesht kjo ide përjashton në një farë mënyre afrimin e ish-sulmuesit të Tiranës te Partizani.
Por, nga ana tjetër, Fukui nuk ndihet rehat nga stoli, duke qenë se është një nga lojtarët më të spikatur në Superligë. Partizani e kërkoi edhe në verën e këtij viti, por Skënderbeu fitoi garën me të kuqtë duke marrë sulmuesin japonez. Ditët e para të janarit pritet të sjellin të reja edhe për këtë temë "të nxehtë" të merkatos.