Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur në një video të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, teksa është shprehur se nga e hënë e 18 majit, çdo veprimtari që zhvillohet në mjedise të hapura do jetë i lejuar, ndërsa nuk ka shtuar diçka tjtër lidhur me propozimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, sa i takon rinisje së kampionateve kombëetare në 3 qershor, pas pezullimit nga Covid-19.
Edi Rama ka lënë edhe njëherë në “udhëkryq” futbollin, ndërsa edhe sipas kreut të UEFA-s, Alexandër Ceferin, fjala e fundit i takon qeverive përkatëse, për t’u luajtur ose jo sporti më popullor në planet. Kështu, e sigurt është që do lejohen stërvitjet individuale, ndërsa për sportet që zhvillohen në mjedise të mbyllura nuk ka asnjë dritë në fund të tunelit.
“Nga e hëna, përveç transpotit publik, aktiviteteve sportive, kulturore në mjedise të mbyllura, nuk do kemi asgjë tjetër të mbyllur. Përveç transportit publik që do flas më pas, të gjitha do jenë hapur. Hiq bare dhe restorante në mjedise të mbyllura, teatro e kinema, palestra, lokale lodrash për fëmijë në mjedise të mbyllura, gjithçka do jetë hapur”, u shpreh pak minuta më parë kryeministri Rama, duke mos dhënë një përgjigje të saktë nëse stërvitjet në grup dhe sezoni i ndërprerë, do marrin “ok-in” e Qeverisë.