Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FSHF nuk fal presidentin e Laçit, Tiranës dhe Kukësit u tërhiqet veshi

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF nuk fal presidentin e Laçit, Tiranës dhe Kukësit u

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka dalë me vendimin e fundit për të gjitha incidentet që ndodhën javën e kaluar në futbollin shqiptar. Bashkë me dënimet për Skënderbeun dhe Partizanin, organi në fjalë ka marrë vendime dhe për presidentin e Laçit Pashk Laskaj, klubin e Tiranës dhe Kukësit si dhe për futbollistin e Vorës Artur Sejdini. Numri 1 i klubit kurbinas është dënuar me dy ndeshje pezullim për faktin që pështyu gjyqtarin e Superkupës së Shqipërisë.

Vendimi i plotë vjen më poshtë:

1.Zyrtari i KF "Laçi", Pashk Laska për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes kundër KF "Skënderbeu" e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 20, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, territorit përreth fushës së lojës dhe stolit të rezervave.

2.KF "Tirana", paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.

3.FK "Kukësi", paralajmërohet se në rast përsëritje të reagimeve paragjykuese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.

4.KF "Skënderbeu", për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër FK "Partizani", në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek dhe zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

5.FK "Partizani", për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër KF "Skënderbeu", në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

6.Mos shqyrtimin e kërkesës së lojtarit të KF "Vora", Artur Sejdini, duke mos qënë kjo kërkes në kompetencë të Komisionit të Disiplines Sportive.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga