Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"FSHF-ja s'na dha asnjë lek", Agustin KOLA i kthehet keq Erion BRAÇES: Je "gjysëm-luan" e "gjysëm-mi", të ruajt Zoti o trupmendjeshkurtër

Shkruar nga NEWSPORT

Politika duhet të qëndrojë gjithmonë larg sportit, megjithatë ky parim duket se nuk zë vend për zv. kryeministrin Erion Braçe. Për këtë të fundit, ka reaguar sot Agustin Kola, një emër i shquar i futbollit shqiptar.

Ironia e Braçes sot në Lushnje për kalçeton e ndërtuar nga qeveria ka nxitur ish-lojtarin e Kombëtares dhe Tiranës të shkruajë në Facebook-un e tij. Ai s'i kursen epitetet për zv. kryeministrin duke e cilësuar si "gjysëm-luan" e "gjysëm-mi".

"Erioni i vogël, i fushave të mëdha.

Zv. problemi më i vogël, i shoqërisë shqiptare, në ekonomi, politikë dhe ca më keq në sport, i shkurtër në mendje dhe ide, sa një fushë minifutbolli shkolle, vazhdon të "ulurasë" me zërin e miut. Ky "gjysëm-luan", e "gjysëm-mi" me këtë shpirt "opozitari", shqetësohet vetëm për një gjë: Për suksesin e të tjerëve. I rujtë Zoti... trupmendjeshkurtërit", shkruan Agustin Kola.

Çfarë deklaroi sot Erion Braçe në përurimin e një fushe minifutbolli në Lushnje:
"Kjo është një nga 100 fushat që na i premton një president Federate, por që ne i kemi bërë pa na thënë ai dhe pa na dhënë ndonjë lek ai".

Postimi i Braçes
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga