Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FSHF-ja ndryshon orarin dhe stadiumin, ja kur do të luhet supersfida Teuta-Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF-ja ndryshon orarin dhe stadiumin, ja kur do të luhet supersfida

Teuta-Tirana është një nga supersfidat e javës së 5-të të Abissnet Superiore. Ky takim ishte parashikuar të luhej ditën e diel më datë 17 tetor në orën 13:45 në stadiumin "Arena Egnatia".

Ditën e sotme, FSHF-ja ka vendosur të ndryshojë orarin dhe stadiumin e kësaj përballje. Takimi është spostuar për në orën 19:45 dhe do të luhet në stadiumin "Elbasan Arena" me drita. Që nga fillimi i sezonit Teuta i ka luajtur ndeshjet si pritëse jashtë "Niko Dovanës" për shkak se fusha e stadiumit do të ribëhet nga e para.

Ditën e diel do të luhet gjithashtu edhe Partizani-Kukësi në orën 16:45, në stadiumin "Air Albania" në kryeqytet.

E diel, 17/10/2021

16:45 Partizani - Kukësi (Air Albania)

19:45 Teuta - Tirana (Elbasan Arena)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga