Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FSHF favorizon Skënderbeun, klubet heshtin ndërsa Vllaznia injoron një zgjidhje për tre pikët

Shkruar nga NEWSPORT

Vllaznia është rikthyer të luajë në "Loro Boriçi" pas një sezoni mungesë. Normalisht që të gjithëve iu kishte munguar një impiant kaq i madh, i cili të pranonte të gjithë tifozët shkodranë që preferojnë ta ndjekin skuadrën nga afër. Megjithatë, Vllaznia do t'iu mungojë këtë javë, pasi ndeshja e planifikuar për t'u luajtur në Shkodër, do të zhvendoset në Korçë, pasi stadiumi do t'i vihet në dispozicion kombëtares kuqezi dhe asaj të Kosovës për ndeshjet e muajit tetor.

[caption id="attachment_39697" align="alignleft" width="300"]Fusha "Reshit Rusi" ku ka zhvilluar ndeshjet e kampionatit Vllaznia sezonin e shkuar Fusha "Reshit Rusi" ku ka zhvilluar ndeshjet e kampionatit Vllaznia sezonin e shkuar[/caption]

Por, tashmë është paradoksi i vërtetë me Vllazninë dhe FSHF-në, të cilat mbajnë brenda pak muajsh dy qëndrime të kundërta me njëri-tjetrin. Vjet Vllaznia luante në fushën e "Reshit Rusit", ndërsa këtë vit i duhet që të luajë në Korçë. Arsyeja nuk bëhet e ditur, ndërsa të gjithë pyesin: Pse të mos luhet në "Reshit Rusi"?

Kujtojmë që fusha e "Reshit Rusit" i plotëson kriteret, pasi është licencuar sezonin e shkuar nga FSHF-ja për t'u luajtur takimet e Kategorisë Superiore, aty ku Vllaznia luajti mbi 15 takime vjet. Ndërsa ngjall dyshime dhe heshtja e vet shkodranëve, të cilët këtë herë nuk ngrihen si një vit më parë për të rikthyer skuadrën e tyre në terrenet që kanë në dispozicion, por pranojnë që të luhet në Korçë ky takim që në kalendar duhet të luhet në Shkodër.

Ky problem normalisht që shqetëson të gjitha klubet në vend, sepse favorizohet dukshëm Skënderbeu, i cili do të luajë një ndeshje shtesë në stadiumin e tij për fazën e parë, duke u favorizuar në këtë start kampionat. Por, klubet heshtin në këtë çështje kaq delikate, e cila e ka vet zgjidhjen brenda. Nuk kuptohet pse, megjithatë, më të dëmtuar në këtë rast dalin dy ekipe, Partizani si ndjekësi më i afërt i kreut dhe Vllaznia që në një farë mënyre lë tri pikët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga