
Supersfida e javës në futbollin e moshave është derbi mes Tiranës dhe Partizanit për javën e 22-të të Superiores U-19, nesër në orën 12:00 në "Skënder Halili". Një sfidë që prodhon emocione në çdo grupmoshë, nga ekipet A deri te ato U-13 si pak javë më parë.
Dy ekipet rivale vijnë përballë njëra-tjetrës në një situatë delikate në këtë pikë të sezonit. Teksa kanë mbetur edhe pak javë nga fundi, Tirana sheh veten në vendin e dytë me 25 pikë, 4 më pak se Apolonia por fierakët kanë zhvilluar një ndeshje më shumë, dhe 6 më shumë se Partizani i vendit të tretë.
Kjo sfidë e zjarrtë do të transmetohet live në kanaliz zyrtar të FSHF në YouTube. Një dhuratë kjo e Federatës për dashamirësit e dy klubeve.
Poll