Tifo-grupi "Ultras Guerrils" kanë qenë sot të pranishëm në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në mbështetje të ekipit të Partizanit në volejboll.
Por, pas përfundimit të takimit dhe atmosferës së krijuar, ata "thumbojnë" FSHF-në për dënimin që u ka bërë në lidhje me stadiumin.
"Tashme e keni mesuar te gjithe vendimin e FSHF nepermjet komisionit te disiplines kunder tifozerise tone, futbollit dhe gares se ndershme. Ne do te marrim te gjitha masat dhe reagimi do jete i duhuri, por duam te kemi edhe opinionet tuaja, si e mendoni dhe si e komentoni kete vendim ? A eshte dashakeqes dhe i urdheruar ? Kush mendoni se duhet te jete hapi i duhur i tifozerise tone per tju kundervene kesaj padrejtesie ?", shkruajn ata në postimin e tyre në "Facebook".
"Ndërkohë nga zyrat e krimit të FSHF po vlojn pasi këtu nuk na dënojn dot për spektakelin e dhuruar...", shtojnë në komentin e tyre.