
Veriu i Italisë është pjesa më e prekur nga "Coronavirus", ku pasojat e saj i ka përcjell edhe në futboll. Shumica e ndeshjeve në Seria A do të zhvillohen pa tifozë, ndërsa kujdesi tek futbollistët e ekipeve italiane është maksimal.
Klubi i Atalantës kishte parashikuar një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Leçe në fundjavë, por nga frika e përhapjes së virusit, zyrtarët e klubit kanë lajmëruar anulimin e saj. Sipas një njoftimi trajneri i bluzinjve, Gian Piero Gasperini do të shfaqet në një video-intervistë e cila do të zhvillohet nga zyrat e klubit dhe më pas do të botohet në faqen zyrtare të klubit.
Poll