Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Frika nga tërmetet, futbollisti i KUKËSIT lë me "gisht në gojë" Shpëtim Duron

Shkruar nga NEWSPORT
Frika nga tërmetet, futbollisti i KUKËSIT lë me "gisht

Tome Kitanovski nuk është paraqitur në stërvitje me skuadrën e Kukësit. Trajneri Shpëtim Duro e ka pritur mbrojtësin 27-vjeçar për t'iu bashkuar përgatitjeve anti-Tiranë, por edhe sot një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Burime të besueshme pranë klubit tregojnë për newsport.al që shtatlarti ka komunikuar me drejtuesit ku i ka bërë me dije që është i trembur nga tërmetet dhe s'mund të vijë në Shqipëri. Një veprim që ka lënë shije të hidhur tek drejtuesit, por ka shtangur edhe trajnerin Duro, i cili e ka përdorur si titullar lojtarin përgjatë këtij sezoni në Superiore.

Në fakt, në klub askush s'e beson një pretekst të tillë. Tërmeti i 26 nëntorit mund të ketë ndikuar në gjendjen psikologjike të lojtarit, mirëpo kjo s'e justifikon faktin që ai nuk pranon t'i bashkohet skuadrës. "Divorci" duket në prag dhe në të tilla raste presidenti Safet Gjici ka treguar se nuk toleron asnjëherë. Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë mes klubit verilindor dhe qendërmbrojtësit 27-vjeçar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga