Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Franco LERDA "del nga vetja" pas humbjes: Trashi? Zgjedhet i bën unë dhe s'ka lidhje. Ka diferencë mes skuadrave

Shkruar nga NEWSPORT
Franco LERDA "del nga vetja" pas humbjes: Trashi? Zgjedhet i bën


Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, pas humbjes 2-0 të të kuqve ndaj Qarabag dhe eleminimit nga Champions League, është shprehur për RTSH Sport se kanë bërë një paraqitje të mirë në përgjithësi, por rezliteti është se Qarabag është një tjetër nivel.

Në fund, tekniku ka humbur qetësinë, kur është pyetur përse nuk e aktivizoi Trashin, nëse ishte një zgjedhje e tij, apo e klubit.

"Është shumë e vështirë. Ka shumë diferencë mes skuadrave, Janë skuadra me buxhet të ndryshëm. Kishim një mundësi më të mirë se kundërshtari. Mendova se nëse nuk bën atë gol, atëherë është shumë e vështirë. Mund ta shënonim një ggol, ishim pak pa fat. U bëj komplimente djemve, sepse janë shtrydhur. Kanë mbajtur rezultatin e hapur deri në fundin e ndeshjes. Rezultat që qendron, por ishte një ndeshje e varur deri në fundin e saj. Kemi mbrojtur me rregull në të dyja ndeshjes. Trashi? Si është zgjedhje e klubit, nuk e kuptoj këtë pyetje që po më bëni. Bravo. Zgjedhejt i bëj unë, s'ka lidhje fare", ka thënë Franco Lerda.

Ndërkohë, kujtojmë që 90 minutëshi i parë në "Selman Stermasi" ka përfunduar me rezultatin 0-0.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga