
Franco Foda është trajneri i ri i Përfaqësueses së Kosovës. Lajmi i cili qarkullonte prej javësh tashmë është zyrtarizuar nga vetë Federata në një konferencë për shtyp. Presidenti Agim Ademi shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij prezanton trajnerin e ri në ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Franco Foda është një trajner me CV të pasur në futbollin ‘gjermanfolës’ teksa si lojtar ka luajtur për ekipe si Leverkusen e Stuttgart në Bundesliga, Basel në Zvicër e Sturm Graz në Austri me të cilën filloi edhe aventurën si trajner.
Së fundmi ai ka qenë trajner i Austria Vien si dhe Zurich. Foda do të nisë menjëherë punën si selektro i skuadrës dardane dhe do të njihet me futbollin dhe futbollistët dardan në Kosovë e botë. Në mars ai do të debutojë në disa miqësore dhe detyra e vërtetë do të nisë në shtator në ndeshjet e Nations League.