
Milani ka siguruar që tani të ardhmen e sulmit. Pas tërheqjes së Zlatan Ibrahimovic dhe moshës së madhe të Olivier Giroud, kuqezinjtë kanë nisur skanimin për të gjetur një emër të ri që do të garantojë shënimin e golave. Mirëpo, duket se nuk duhet t’i hedhin sytë larg.
Francesko Camarda është emri që ka magjepsur e befasuar të gjithë në futbollin italian të moshave. Ai është vetëm 15 vjeç dhe luan me Primaverat në grupmoshën 19-vjeç e në fakt duket se nuk e ka aspak të vështirë teksa po ‘shqepet’ me gola nga ndeshja në ndeshje.
Së fundmi ai ka tundur plot 3 herë rrjetën në vetëm 45 minuta në ndeshjen që Milan U19 zhvilloi përballë Virstus Entella në Coppa Italia. Camarda ka shënuar edhe një gol në kampionat ndërsa në Champions League debutoi me një dopietë përballë Newcastle.
Dygolëshi i Camardës kundër Newcastle: