Mesfushori i Egnatias Fernando Medeiros, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”, pasi fitores 2 – 1 të ekipit rrogozhinas kundër Vllaznisë, Final Four.
Ai foli për mediat, duke u ndalur te rëndësia e këtij triumfi që i afron me titullin dhe ndikimin në ekip:
“Ishte ndeshje vendimtare, e luftuar. Jam i kënaqur që jemi në garë për titullin. Po ashtu më vjen për çmimin individual si ‘Lojtar i Ndeshjes’.
Tetova e meritonte këtë ndeshje, kemi luajtur edhe për të. Kjo fitore i dedikohet edhe Tetovës, ka fituar dy trofe, i jemi mirënjohës për punën që ka bërë në këto 3 vite.
Kjo skuadër meriton respekt, prej 3 vitesh dominon futbollin shqiptar. Sot kishim besim, futbollistët dhanë maksimumin për të marrë këtë fitore që na afron me titullin kampion”.
