
Franca fitoi në mbrëmjen e djeshmë përballë Austrisë në Stade de Francë me rezultatin 0-2. Golat për “Gjelat” u shënuan nga Kylian Mbappe dhe Olivier Giroud që tashmë është vetëm 2 gola larg rekordit të Thierry Heny si goalshënuesi më i mirë i Frncës me 51 rrjeta të prekura.
Titullar për Francën ishin 2 lojtarë të Milanit, përveç Giroud edhe portieri Mike Maignan. Ky i fundit u detyrua të qëndrojë në dhomat e zhveshjes për një shqetësim në pulpë dhe ngrin kështu Piolin me stafin e tij. Edhe Giroud pati shqetsime gjatë uljes në stol dhe do të shihet nëse ka problem serioz.
Sikur të mos mjaftojnë keta, është edhe Sandro Tonali që sipas deklaratës së trajnerit Mancini, nuk është i gatshëm të luajë për shkak të një dëmtimi. Infermieria e Milanit është e mbipopulluar për momentin me plot 8 lojtarë: Ibrahimovic, Maignan, Tonali, Theo, Florenzi, Rebic, Origi dhe Lazetic.