Tifozët e Partizanit kanë mbërritur në stadiumin e Ferencvaroshit, “Groupama Arena”. Edhe në këtë ndeshje tifo-grupi “Ultra-Guerrils” nuk ka munguar në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës. Burime për redaksinë newsport.al bëjnë me dije që ultrasit e kuq sapo kanë filluar të hynë në impiantin gjigant të skuadrës hungareze.
Takimi do të fillojë në orën 19:30 dhe pritet të ndiqet me interes, pasi ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 1-1, në “Elbasan Arena”, rezultat ky që favorizon hungarezët. Por të besuarit e Sormanit do të tentojnë të fitojnë këtë takim për të arritur kualifikimin e madh.