Në listën e tifozeve më të bukura të Euro 2016, publikuar nga e përditshmja sportive ‘’AS’’ , shqiptaret zënë vendin e parë. Bukuria e tyre prej ditësh ka zënë vend në shumë prej mediave europiane duke bërë të harrohet deri diku suksesi i kufizuar i futbollistëve në fushë. Kanë qenë 6 bukuroshe shqiptare ato që janë bërë pjesë e kësaj liste më shumë se nga çdo vend tjetër pjesëmarrës.
Nga Rikja te Iridi, vajzat shqiptare përmes bukurisë së tyre kanë bërë që të përmendet emri i Shqipërisë në shumë vende të botës.