Supersfida e javës që lamë pas në futbollin shqiptar ishte ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës. Klasikja e Shqipërisë u ngjyros kuqeblu me fitoren e shkodranëve falë golave të Juric e dopietës së Balajt. Një fitore që ngre në kulm Vllazninë dhe zhyt akoma më poshtë Tiranën që zbret në vendin e 6-të, jashtë Final Four.
Ish-trajneri i Tiranës, Ardian Mema ka postuar një foto në faqen e tij në Facebook ku shfaqet me xhupin e Vllaznisë veshur. A është një foto në atmosferën e Klasikes apo thjeshtë një kujtim me miqtë e tij, por në komente nuk mungojnë batutat “ç’e ke ate xhup”.
Mema ka shprehur haptasi mendimin e mirë që gëzon për shkodranët edhe kur ishte trajner i Tiranës. Ndërsa gjithashtu ka deklaruar se një bashkëpunim me kuqeblutë do ta dëshironte pasi edhe babai i tij, i ndjeri Ali Mema ka luajtur më parë në Shkodër.