
Kosova luajti ditën e djeshme sfidën dytë kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Spanjës në transfertë. "Dardanët" u mposhtën me rezultatin 3-1 në një ndeshje që nuk ishte aspak e qetë jashtë fushe.
Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe për këtë asye nuk mungun as polemikat për himnin dhe flamurin e Kosovës edhe pse në fund çdo gjë shkoi sipas rregullave.
TV Kombëtar i Spanjës gjatë transmetimit të ndeshjes së djeshme, vendosi emrin e Kosovës me shkronja të vogla për shkak se ata nuk e njohin si shtet. Një veprim I tillë ka sjell kritika edhe nga vet gazetarët spanjoll që nuk i kanë kursyer "thumbimet" ndaj televizionit Kombëtar.
"TV Spanjoll ka shkruar këtu 'KOS' me shkronja të vogla këtu. Nivele të pabesueshme të vogëlsisë".
Spanish TV have made a point of writing 'KOS' in lower case here. Incredible levels of pettiness.https://t.co/ncYSi4KDRP pic.twitter.com/8K5ehiwAbM
— Joseph Sexton (@josephsbcn) March 31, 2021