Skënderbeu besoi shumë në një përgjigje pozitive nga CAS në Zvicër, por ndodhi krejt e kundërta. Korçarët tashmë janë të ”dënuar” të besojnë se periudha e dënimit do kalojë shpejt, e ata do rikthehen në Europë. Një analizë të veçantë meritojnë komentet në faqen zyrtare të Skënderbeut, në njofitmin zyrtar të publikaur ditën e djeshme. Disa nga tifozët ”piketojnë” drejtuesit si fajtorët kryesorë. Ka nga ata që pohojnë se nuk përdoret e njëjta peshore, pasi duhej të dënohej edhe Manchester City për shkelje rregullash. Një mendje të çon edhe te intrigat, teksa dikush shprehet se kjo është dhuratë nga Tirana, mediet dhe analistët.
E vërteta nuk dihet, por ajo që mund të thuhet me siguri është se Skënderbeu ka bërë histori në futbollin shqiptar. Arritjet në grupet e Europa League janë ato që do mbeten gjatë në mëndjen e çdo futbolldashësi.