
Partizani do të luajë ditën e nesërme me skuadrën e Slovan Bratislavës në kuadër të raundit të parë eliminator për Europa League. Të kuqtë takimin e parë e mbyllën me barazimin e bardhë pa gola, rezultat që i favorizon për transfërtën e së nesërmes. Por në mbështetje të "demave" që mos të kthehen duarbosh në Shqipëri, janë nisur edhe tifo-grupi i tyre "Ultras Guerrils", të cilët e kanë ndjekur skuadrën e tyre në çdo ndeshje pavarësisht situatave. Në foto duken tifozët e kuq të cilët kanë marrë rrugën për të udhëtuar drejt Sllovakisë, në qytetin e Senicas, aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja e ditës së nesërme. Ultrasit duken të lumtur dhe plot optimizëm për sfidën që i pret në shtetin Sllovak. Takimi do të luhet në orën 19:00 në stadiumin "Senica".
[gallery columns="1" size="full" ids="13425"]