Etrit Berisha është shtruar ditën e sotme në spital në Itali për shkak të infektimit nga Covid-19. Portieri i Kombëtares shqiptare, rezultoi pozitiv më 27 nëntor, ndërsa gjendja e tij nuk ka qenë mjaft e mirë e për këtë arsye, Berisha është shtruar në spital për një trajtim më të specializuar. Në një postim në faqen zyrtare, presidenti i FSHF-së, Armand Duka I ka uruar shërim të shpejt gardianit të portës shqiptare.
Postimi i Armand Dukës:
Uroj shërim të shpejtë për gardianin e portës sonë. Të duam të gjithë Etrit!

Poll