Gent Muça nuk është larguar nga Prishtina. Ish-kapiteni i Tiranës do të jetë pjesë e skuadrës për Kupat e Europës, por edhe për sezonin e ri. Në mediat kosovare në javët e fundit ishte përfolur se klubi kosovar nuk e kishte në planet e tij për vitin e ardhshëm, por këto lajme duket se nuk janë aspak të vërteta.
Për të konfirmuar të kundërtën ka menduar skuadra e Prishtinës që ditën e sotme ka postuar disa foto nga faza përgatitore që po zhvillojnë në Gjakovë. I pranishëm në stërvitje është edhe Gent Muça çka tregon që mbrojtësi do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për sezonin tjetër.

Poll