
William Corderio është larguar përfundimisht nga Partizani. Sulmuesi brazilian ka bërë "paqe" me klubin dhe është larguar pas prishjes së marrëveshjes me konsensus.
Corderio në rrjetet sociale ka postuar një foto nga takimi me drjejtorin e Partizanit, Olsi Rama, ndërsa e ka falenderuar për të gjithë kohën që ka qenë të Partizani. Brazilian ka theksuar gjithashtu se drejtori Rama është një person me zemër të madhe dhe ka respekt maksimal për të.
Postimi i Corderio:
"Faleminderit vëlla për gjithçka që ke bërë për mua, nga koha kur mbërrita aty. Ti je një person me karakter të jashtëzakonshëm dhe me zemër të madhe. Respekt maksimal për ty."
Poll