Edhe pse kampionati nuk mund të blejë lojtarë, ekziston mundësia që klubet të shesin lojtarë. Mesfushori holandez i Romës Kevin Strootman thuajse është pranë kalimit në Francë te Marseille. Indiciet janë dhënë nga vetë klubi verdhekuq, i cili nuk e ka përfshirë në listën përfundimtare për ndeshjen e nesërme ndaj Atalantës. Lajmi është dhënë në faqen zyrtare të klubit në “Twitter.
Mungesa e tij do të kompensohet me francezin Steven N’Zonzi, që mbërriti këtë merkato te skuadra e kryeqytetit italian. Sipas mediave vendase, Strootman do të kryejë nesët vizitat mjekësore te Marseille. Ai bëhet futbollisti i tretë kryesor i Romës që largohet pas Radja Nainggolanit dhe Alisson Beckerit.