
Partizani ndodhet në Sllovaki, teksa kishte udhëtuar ditën e sotme për të zhvilluar ndeshjen e kthimit në kuadër të raundit të parë eliminator të Europa League. Por vendimi i UEFA-s që të kuqtë do të zëvendësojnë Skënderbeun në Champions, ka bërë që takimi i nesërm të ketë thjesht vlerën e një miqësoreje. "Demat" kanë zhvilluar seancën përgatitore të planifikuar në orën 19:00 në stadiumin "Senica". Trajneri Sormani ka kërkuar impenjim maksimal nga lojtarët për ndeshjen e së enjtes ndaj Slovan Bratislavës edhe pse do të jetë vetëm një miqësore. Një test i cili do të rezultojë mjaft i vlefshëm për stafin dhe lojtarët në kuadër të përballjes në Champions League ndaj Ferencvarosh, në datë 13 korrik.
[gallery columns="1" size="full" ids="13590,13591,13592,13593,13594,13595,13596,13597,13598,13600,13601,13602,13603"]